21:42 / 20.04.2023
AZ Alkmaar kualifikohet në gjysmëfinale të Conference League
Uran Krasniqi / RTKLive
AZ Alkmaar ka kaluar në gjysmëfinale të Conference League pas fitores kundër Anderlechtit në një ndeshje e cila nuk ka përfunduar pas nëntëdhjetë minutave.
Ndeshja ka shkuar në vazhdime pasi holandezët kanë fituar 2-0, njëjtë si belgët në ndeshjen e parë.
Dy gola të herëm të Pavlidis (5', 13') i kanë dhënë epërsinë AZ Alkmaarit, të cilën e ka ruajtur deri në fund.
As në pjesët dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta nuk ka pasur gola.
Pastaj ka qenë momenti i gjuajtjeve të penalltive ku holandezët kanë fituar 4-1.























