Sevilla e çon në shtëpi Manchester Unitedin
BKT
Sport

Sevilla e çon në shtëpi Manchester Unitedin

Uran Krasniqi / RTKLive

Manchester United është eliminuar nga Europa League. Në ndeshjen e dytë çerekfinale është mposhtur bindshëm nga Sevilla. Ndeshja është mbyllur me rezultat 3-0. 

Qysh në minutën e tetë spanjollët kanë kaluar në epërsi kur En-Nesyri ka gjetur golin pas një asistimi nga Lamela. 
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 
Sevilla e ka nisur furishëm pjesën e dytë. Menjëherë në minutën e dyzet e shtatë ka realizuar Bade. 
Fitoren dhe kalimin në gjysmëfinale për skudrën spanjolle e ka vulosur prapë En-Nesyri, i cili ka shënuar në minutën e tetëdhjetë e një. 
Ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar baraz 2-2.