Juventus siguron gjysmëfinalen e Europa League
BKT
Sport

Juventus siguron gjysmëfinalen e Europa League

Uran Krasniqi / RTKLive

Juventus është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League. Ndeshja me Sportingun e Lisbonës në "Estadio Jose Alvalade" të enjten është mbyllur me barazim 1-1, por skuadra italiane ka shkuar para falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë. 

Skuadra italiane ka kaluar në epërsi qysh në minutën e nëntë përmes Rabiot. Por gëzimi i skuadrës nga Torino nuk ka zgjatur shumë. Barazimi portugez ka ardhur dhjetë minuta më vonë kur ka shënuar Edwards. Barazimi nuk ka qenë i mjaftueshëm për skuadrën portugeze, duke bërë që të eliminohet. 

Ndërkohë gjithashtu në Europa League është kualifikuar Bayer Leverkusen pas fitores së thellë 4-1 kundër klubit belg, Union St.Gilloise. Roma ka fitur ndaj Feyenoordit me rezultat 4-1 pas vazhdimeve, duke eliminuar klubin holandez. 

Në Conference League West Ham ka dërrmuar Gentin, duke e mposhtur 4-1 dhe duke kaluar në gjysmëfinale. Poashtu Basel ka fituar nga Nice me rezultat 2-1, duke eliminuar skuadrën franceze.