Mijëra besimtarë myslimanë mbushin sheshin “Skënderbej” në Tiranë
BKT
Shqipëri

Mijëra besimtarë myslimanë mbushin sheshin “Skënderbej” në Tiranë

rtsh.al

Mijëra besimtarë kanë mbushur mëngjesin e ditës sotme sheshin “Skënderbej” ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë, ndërsa televizoni RTSH transmeton drejtpërdrejt këtë ngjarje të rëndësishme për besimtarët musliman.

Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit.

Ceremonia filloi në orën 06:15 me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Et'hem Beut Elton Karaj dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe.

Fitër Bajrami shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kryetari i KMSH-së Bujar Spahiu, uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe angazhim për adhurimin e Zotit.

Radio Televizioni Shqiptar uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për Fiter Bajramin. Qoftë ky një vit sa më i mbarë.


MË SHUME NGA Shqipëri