13:07 / 21.04.2023
Testi anti-doping, acarohet Cuadrado: Nuk e kuptoj pse gjithmonë mua
SuperSport.al
Të enjten, në përfundim të ndeshjes Sporting Lisbonë-Juventus, të cilën italianët e fituan me rezultatin e përgjithshëm 1-2 dhe u kualifikuan në gjysmëfinale të Europa League, Juan Cuadrado ishte mes lojtarëve të përzgjedhur për të bërë testin anti-doping.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak kolumbianit, i cili në një reagim në rrjetet sociale u shpreh se nuk e kupton pse duhet ta bëjë ai këtë test gjithmonë.























