23:04 / 21.04.2023
Mbappe golashënues i dyfishtë ndaj Angers
B. H. / RTKlive
Paris Saint-Germain ka arritur një triumf të ri në Ligue 1 pasi ka festuar në mënyrë rutinore ndaj Angers jashtë fushe me rezultat 1:2.
Skuadra e Christophe Galtier siguroi shpejt avantazhin, por më pas u duk sikur u ndal.
Kylian Mbappe shënoi dy herë për parisienët. Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e nëntë, dhe më pas realizoi sërish në minutën e 26-të.
Në fund Angers shënoi një gol të nderit me Sada Tiub në minutën e 87-të.























