22:58 / 22.04.2023
Peja prek finalen e ‘play-off-it’, mund Yllin
F.Bytyqi /RTKLive
Peja është kualifikuar për në finalen e madhe të ‘play-off-it’, pasi sonte mundi në udhëtim Golden Eagle Ylli, me rezultat 90-100.
Pejanët u treguan më të mirë se skuadra nga Suhareka është në ndeshjen e tretë të ‘play-off-it’, duke siguruar biletën për finalen e kësaj garë.
Koshashënuesi më i mirë në këtë ndeshje ishte basketbollisti, Arjan Qallaku me 22 pikë dhe gjashtë kërcime.
Kurse te ekipi i Yllit më i miri në ndeshje ishte, Ahmed me 21 pikë, njëmbëdhjetë kërcime dhe një asist.
Peja në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshja Sigal Prishtina-Trepça.























