S’gabon Reali, mposht Celta Vigon
BKT
Sport

S’gabon Reali, mposht Celta Vigon

F.Bytyqi /RTKLive

Real Madridi nuk ka gabuar në përballje me Celta Vigon, duke e mposhtur me rezultat 2-0, të shtunën në ‘Bernabeu’ në kuadër të La Ligës.

‘Los Blancos’ arkëtuan edhe tri pikë të reja duke e ngushtuar diferencën në tetë pikë më kryesuesin Barcelonën.

Asensio (42’) dhe Militao (48’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Carlo Ancelottit.

Pas kësaj fitore, Real shkon në kuotën e 65 pikë, tetë më pak se lideri i tabelës, Barcelona, e cila nesër luan derbin kundër Atletico Madridit, kurse, Celta Vigo ndodhet në vendin e 12-të me 36 pikë të tubuara.