Bogdanoviq: Më ofruan poste ministrore në këmbim të heshtjes
BKT
Foto: Albanian Post
Lajme

Bogdanoviq: Më ofruan poste ministrore në këmbim të heshtjes

M.Miftari/RTKlive

Në prag të zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, në komunat Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, po bëhen telefonata te disa  përfaqësues serbë, të cilëve u ofrojnë poste qeveritare në këmbim të heshtjes.

Kjo i ka ndodhur kryetarit të  “Lëvizjes Qytetare Odgovor”, Boban Bogdanoviq, i cili, përmes rrjetit social Twitter, ka bërë të ditur se për dy ditë rresht ka pranuar telefonata që të mos kritikojë Listën serbe dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në këmbim të ofrimit të një pozite ministrore.

“Dje dhe sot pata disa telefonata. Ata më lutën që të mos kritikoj Listën Serbe dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe në këmbim më ofruan të bashkohem dhe të jem nënkryetar i parë dhe ministër në qeverinë e Kosovës pas zgjedhjeve të ardhshme. Nderi im nuk ka çmim”, ka shkruar Bogdanoviq në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme