14:54 / 23.04.2023
Balogun në gjurmët e Maldinit
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi i madh italian, AC Milan është duke e monitoruar sulmuesin e Arsenalit, Florian Balogun, i cili po luan tek Reims në formë huazimi.
Sipas medieve italiane, shefi i ‘Rossonerëve’, Paolo Maldini është i interesuar për sulmuesin e Arsenalit, Folarin Balogun.
Performanca e mirë e lojtarit këtë sezon të garave me skuadrën francez, nuk ka mundur t’i ik syve Maldinit, i cili po kërkon një qendërsulmues të ri.
Milanistët janë në kërkim të pasuesit të Zlatan Ibrahimoviqit, dhe siç raportohet, Balogun është objektiv i kampionëve në fuqi të Italisë.
Nga ana e tij, Balogun nuk pritet të kthehet tek Arsenali, pasi që lojtari dëshiron një skuadër ku ka mundësi të luajë.























