Interi mposht Empolin, hap gjigant për ‘Champions’
BKT
Sport

Interi mposht Empolin, hap gjigant për ‘Champions’

F.Bytyqi/RTKLive

Interi e ka mposhtur në udhëtim Empolin, me rezultat 0-3, të dielën në kuadër të Serie A.

Të besuarit e Simone Inzaghit, bën lojë shumë më të mirë se skuadra mike, duke arkëtuar pikë të rëndësishme në garën për zonën e ‘Championsit’.

Lukaku (48’, 76’) dhe Martinez (88’), shënuan për fitoren e Interit, e cila tani ka 54 pikë në vendin e pestë, vetëm dy pikë larg pozitës së katërt që e mban Roma, kurse, Empoli renditet e 15-ta me vetëm 32 pikë të tubuara.