Reali në kërkim të zëvendësuesit të Benzemas, Havertz në listë
BKT
Sport

Reali në kërkim të zëvendësuesit të Benzemas, Havertz në listë

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka nisur të mendojë për tregun e kësaj verë.

Strategu italian kërkon ta forcoj repartin sulmues për sezonin e ri të garave.

Sipas ‘90min’, madrilenët kanë nisur negociatat me Chelsean për sulmuesin Kai Havertz për të diskutuar mundësinë e transferimit në ‘Bernabeu’.

‘Galaktikët’ janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e Karim Benzemas, kontrata e të cilit i skadon në fund të sezonit.

Klubi ‘Merengues’ dhe asi francez akoma nuk kanë arritur akordin për kontratën e re, megjithëse, Benzema gjithnjë ka deklaruar se “dëshiron që karrierën ta mbyll në Madrid”.

Megjithatë, krerët e Realit do të provojnë që Havertz-in ta sjellin në ekip qysh gjatë kësaj verë.