Ballkani demolon Trepçën ’89, s`gabon Gjilani, kjo është renditja tabelore
BKT
Sport

Ballkani demolon Trepçën ’89, s`gabon Gjilani, kjo është renditja tabelore

F.Bytyqi/RTKLive

Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të javës së 30-të në elitën e futbollit tonë.

Ballkani e ka demoluar Trepçën ‘89 duke e mposhtur me rezultat 7-2, të dielën në Suharekë.

Kampionët në fuqi e dominuan tërësisht lojën kundër ‘Minatorëve’, duke arkëtuar edhe tri pikë të reja në garën për titull të kampionit.

Albin Berisha dhe Albion Rrahmani shënua dygolësh, nga një gol realizuan Lumbardh Dellova, Kuc dhe Van Dave Harmon për fitoren e thellë të skuadrës së Ilir Dajës, kurse, për mitrovicasit shënoi Adu-Kwaw dygolësh.

Pas kësaj fitore, Ballkani rikthehet në krye të tabelës me 61 pikë, një më shumë së Drita, ndërkaq, Trepça ’89 mbetet në vendin e tetë me 33 pikë.

Tri pikë i ka arkëtuar edhe Gjilani që para tifozëve të tyre mundi Drenicën, me rezultat minimal 1-0. Baton Zaberxha (50’), gjeti golin e fitores për gjilanasit.

Sfida tjetër e ditës së sotëm mes Llapit dhe Dukagjinit, është mbyllur baras 1-1, sfidë kjo e zhvilluar në ‘Zahir Pajziti’.

Shala shënoi për Dukagjinin, kurse, Alidma për llapjanët.