Sipas ekspertëve, zgjedhjet ishin legale dhe kanë legjitimitet/Video
BKT
foto:RTK
Lajme

Sipas ekspertëve, zgjedhjet ishin legale dhe kanë legjitimitet/Video

M.Sh/RTKlive

Qytetarët serbë në katër komunat e veriut nuk dolën në zgjedhjet e jashtëzakonshme sepse u frikësuan nga politika radikale serbe, por pavarësisht kësaj, zgjedhjet ishin legale dhe kanë legjitimitet të plotë. Kështu deklaruan profesorët universitarë dhe ata të sigurisë në emisionin “RTK Prime”. Vlerësimi i përgjithshëm ishte se zgjedhjet ishin të qeta, ndërsa Serbia që kishte dominim të plotë mbi serbët e veriut, nuk arriti të ketë ndikim edhe mbi procesin institucional në veri.

Artan Mustafa, ligjërues i Politikave Sociale, tha se Kosova ka bërë zgjedhje të mira, por këto të ditës së sotme kanë pasur natyrë tjetër, kanë qenë të jashtëzakonshme dhe të sfiduara nga komuniteti serb.

“Zgjedhjet nuk kanë qenë zgjedhje të rëndësishme nga aspekti i qeverisjes, por një kontestim i një gare i shtetit të Kosovës dhe asaj Serbisë për sovranitet. Serbia ka dëshmuar të ketë kontroll real atje”, deklaroi ai.

Mustafa megjithatë tha se Kosova nuk mund t’i ikë Asociacionit, pasi ky është një proces që ka nis nga vitit 2004.

Megjithatë ai tha se në këtë zgjedhje, nuk ka dominuar vetëm kërcënimi e frika që nuk kanë dalë në zgjedhje, por ka edhe një rezistencë e serbëve dhe Serbisë, kundër institucioneve të Kosovës. “Shmangies së dhunës i ka ndikuare dhe reagimi i diplomatëve ndërkombëtare”, deklaroi mes tjerash Mustafa.

Ndërsa profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Flamur Hyseni tha se procesi i zgjedhjeve ka qenë i rregullt, ndërsa e mira, sipas tij është, se Serbia nuk arriti që të vendosë për rendin dhe ligjin në veri.

“Qeveria ka qenë e vendosur dhe zgjedhjet janë legale dhe çka është legale është edhe legjitime. Nëse shkojmë në aspektin hipotetik se ata (serbët) janë shumicë, kjo nuk paraqet relevancë. Serbët është dashtë të dëgjojnë Beogradin, por Prishtinën dhe të dalin në zgjedhje”, deklaroi Hyseni.

Sipas tij, ka një lloj vetëdijesimi pasi që nuk ka pasur asnjë incident në zgjedhje. “Bandat e ashtuquajtura dhe Serbia nuk kanë arritur të ndikojnë në proces”, tha ai.

Ndërsa analisti dhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi tha se presioni mbi serbët në veri ka qenë i madh dhe i vazhdueshëm nga Beogradi. Ai përmendi  djegien e veturave, e madje edhe dorëheqjen e Jabllanoviqit.

“Këto zgjedhje ishin të qeta, ndërsa në aspektin e legjitimitetit është për të dëshiruar, por ky proces është përmbyllur me sukses”, tha Ibishi, i cili tha se fillimisht ka qenë për shtyrjen e zgjedhjeve.

“...por e mira është se procesi ka ecur mirë dhe organet e shtetit kanë kryer punën e vet, përfshirë këtu policinë e Kosovë”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme