Romano: Pochettino favorit për timonin e Chelseat
BKT
Sport

Romano: Pochettino favorit për timonin e Chelseat

B. H. / RTKlive

Chelsea aktualisht është në vendin e 11-të në tabelën e Premier League dhe është pa fitore në gjashtë ndeshje radhazi në të gjitha garat.

Trajneri i përkohshëm Frank Lampard nuk ka arritur të zgjojë skuadrën pas largimit të Graham Potter dhe ndërkohë klubi po punon për të sjellë një trajner për sezonin e ri. Sipas informacioneve të gazetarit të njohur Fabrizio Romano, timonieri i ri i klubit nga “Stamford Bridge” do të jetë Maurizio Pochettino (51), i cili është i papunë që nga vera e vitit 2022, pas ndarjes me PSG.

Argjentinasi ka përvojë të madhe në Premier League, pasi ka menaxhuar me sukses Southamptonin nga 2013 në 2014 dhe Tottenhamin nga 2014 në 2019. Romano ka thënë se këtë javë do të finalizohen negociatat dhe se argjentinasi është favoriti i parë për trajner të ri të Chelseat.

“Kandidati i dytë është Vincent Kompany, i cili me Burnleyn u promovua në Premier League. Luis Enrique dhe Julian Nagelsmann nuk janë kandidatë për një trajner të ri të Chelseat”, shtoi Romano.