Nga sa vota morën kandidatët për kryetarë të 4 komunave të veri të Kosovës?
BKT
Foto: Besnik Latifi/RTK
Në Fokus

Nga sa vota morën kandidatët për kryetarë të 4 komunave të veri të Kosovës?

J.Musliu/RTKlive

Bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër komunat në veri  të Kosovës, dy kandidatë të LVV-së dhe dy të PDK-së, kanë fituar për kryetarë të tyre.

Dalja në zgjedhje ishte në numër shumë të ulët, krahasuar me numrin e banorëve. Vetëm 1557 qytetarë e ushtruan të drejtën e tyre për të votuar. Kjo  për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga Lista Serbe dhe presionit të ushtruar nga Beogradi zyrtar, përmes strukturave ilegale, mbi qytetarët e nacionalitet serb.

Sidoqoftë, bazuar në këto rezultate, Luzim Hetemi nga LVV është zgjedhur për kryetar të Leposaviqit me 100 vota, kurse  Erden Atiq nga kjo parti ka fituar 519 vota dhe është zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Ndërkohë, për kryetar të Zveçanit ka fituar Ilir Peci nga PDK me 114 vota kurse Izmir Zeqiri ka fituar 196 vota dhe pritet të zyrtarizohet për kryetar të Zubin Potokut. Edhe ky nga PDK.

Bazuar në zgjedhjet e 23 prillit, këta duhet të jenë kryetarët e rinj të katër komunave të vendit, ndonëse vetëm pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, pritet zyrtarizimi i tyre në krye të këtyre komunave.

E kandidatët e tjerë kanë fituar si më poshtë:

Leposaviq

Albulena Behluli nga PDK - 34 vota

Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës, itërhequr nga gara-2 vota

Zubin Potok

Flatron Hasani nga LVV-180 vota

Zveçan

Fetah Peci nga LVV -71 vota

Sladjana Pantoviq, kandidate e pavarur, 5 vota

Mitrovicë e Veriut

Taulant Kelmendi nga PDK, 186 vota

Betim osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica-75 vota


MË SHUME NGA Në Fokus