Osmani: Brenda 24 orëve, Serbia dy herë e shkeli Marrëveshjen e Ohrit
BKT
Foto: Vjosa Osmani/Arkiv
Lajme

Osmani: Brenda 24 orëve, Serbia dy herë e shkeli Marrëveshjen e Ohrit

M.Shefkiu/RTKlive

Serbia për më pak se 24 orë ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Ohrit. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një reagim në Twwiter, duke rikujtuar se Marrëveshja e Ohrit është re, ndërsa Serbia mbetet po ajo e vjetra.

Sipas presidentes Osmani, shkelja e parë e Serbisë ka qenë ndërhyrja e jashtme në zgjedhjet në Kosovë në katër komunat e veriut, ndërsa e dyta ka qenë lobimi dhe votimi kundër pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Në më pak se 24 orë, Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes Bruksel/Ohër: Ndërhyrja e jashtme në zgjedhjet në Kosovë (në ndesh me nenin 2), lobimi dhe votimi kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës (në ndesh me nenin 4. Marrëveshje e re, por Serbi e njëjtë e vjetër”, ka shkruar Osmani në Twitter.Kujtojmë se Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Serbia dhe shtetet tjera që mbështesin politikën e Beogradit, nuk kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. Pro Kosovës kanë votuar 33 shtete, 7 ishin kundër dhe 5 abstenuan.

Ky ishte hapi i parë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE. Kjo pasi Asambleja  Parlamentare do ta trajtojë aplikimin e Kosovës, në sesionet e radhës, që janë në muajin qershor ose në muajin tetor.

 


MË SHUME NGA Lajme