Koeman e këshillon Simonsin të mos shohë nga PSG e Barcelona
BKT
Sport

Koeman e këshillon Simonsin të mos shohë nga PSG e Barcelona

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, i ka kërkuar Xavi Simons që të qëndrojë në PSV Eindhoven edhe për një sezon. 

Simons është golashënuesi më i mirë në kampionatin holandez këtë sezon me pesëmbëdhjetë gola, aq sa ka edhe sulmuesi i Heerenveen, Sydney van Hooijdonk. Futbollisti ka opsione për të lëvizur PSG-në dhe Barcelonën. 

“Nuk mund të zbuloj se për çfarë folëm, por hapat e ardhshëm janë jashtëzakonisht të rëndësishëm.Unë mendoj se do të ishte shumë mirë që ai të qëndrojë edhe një vit në PSV”, ka thënë Koeman për "Studio Voetbal". "Ai është shumë i talentuar dhe tashmë shumë i rëndësishëm në PSV".