Begaj: Anëtarësimi i Kosovës në KiE, sa më shpejt aq më mirë
M.Sh/RTKlive
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur sot vendimin e Komitetit të Ministrave për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në një postim në Twitter, Begaj uroi Kosovën dhe thotë se sa më shpejt anëtarësimi aq ma mirë.
“Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE!”, shkroi Begaj në Twiter.
Kujtojmë se kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës u miratua me 33 vota, nga 31 vota të nevojshme, për t’u shqyrtuar nga Asambleja Parlamentare.
E ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka publikuar në Twwiter shtetet që votuan kundër apo abstenuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. Ato janë shtetet që tradicionalisht kanë mbajtur anën e Serbisë, ose që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.























