Kosova në grup me Zvicrën e Danimarkën
Uran Krasniqi / RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në basketboll është shortuar në të njëjtin grup me Zvicrën dhe Danimarkën për parakualifikimet e Eurobasket 2025.
Sot në Munich është hedhur shorti për Rrethin e Tretë Parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025 dhe Kosova ndodhet në Grupin H.
Dy ndeshje do të zhvillohen si vendas dhe dy si mysafirë.
Fituesi i secilit grup (katër grupe gjithsej) do të kualifikohet në Rrethin e Dytë Parakualifikues 2025, ndërsa datat e ndeshjeve shumë shpejt do të bëhen të ditura.
Kjo është hera e parë që Kosova A do të luajë me Zvicrën, ndërsa me danezët jemi përballur së fundi, ku Dardanët kanë një fitore 78:73 dhe një humbje 105:71.
Ndërsa Shqipëria është në grup me Rumaninë dhe Sllovakinë.
Grupet
Grupi G: Kroacia, Luksemburgu, Irlanda
Grupi H: Zvicra, Danimarka, Kosova
Grupi I: Rumania, Sllovakia, Shqipëria
Grupi J: Bullgaria, Austria, Norvegjia























