Për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak bisedon me eurodeputetët
BKT
Foto: Miroslav Lajcak/Twitter
Lajme

Për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak bisedon me eurodeputetët

J.Musliu/RTKlive

Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, takuar të martën eurodeputetët e grupit të socialistëve dhe demokratëve.

Ai besedoi me ta  rreth zhvillimeve të fundit në dialog si dhe  Ballkanin Perëndimor në tërësi.

“Jam mirënjohës për interesimin e tyre në rajon dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane”, shkroi Lajçak në Twitter.

Më vonë, edhe socialistët dhe demokratët kanë shkruar në profilin e tyre në Tëitter për takimin me të dërguarin evropian me ç’rast njoftuan se kanë diskutuar për dialogun para takimit të 2 majit.

“Ne bëjmë thirrje për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e grupit.

Më 2 maj në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.


MË SHUME NGA Lajme