PE: Rusia po e përdorë ndikim në Serbi për të destabilizuar Ballkanin
BKT
Foto: PE/Arkiv
Lajme

PE: Rusia po e përdorë ndikim në Serbi për të destabilizuar Ballkanin

Gjeraqina Tuhina/RTK-Bruksel

Komiteti i Posaçëm i Parlamentit Evropian qё ka tё bёjё me ndërhyrjet e huaja në të gjitha proceset demokratike në BE, ka adoptuar raportin ku tërhiqet vëmendja rreth ndikimit tё Rusisë nё Serbi e qё për pasojë ka rrethanat nё rajon.

“Rusia përdorë ndikimin e saj në Serbi duke u përpjekur të destabilizojë dhe ndërhyjë në shtetet sovrane fqinje: në Bosnje nëpërmjet Republika Srpskas, në Mal të Zi nëpërmjet ndjenjave pro-serbe të vendit si dhe kishës ortodokse serbe, ndërsa në Kosovë duke shfrytëzuar dhe ndezur kontestet ekzistuese në veri të Kosovës”, thuhet ne raportin e miratuar.

Nё kёtё raport dënohet gjithashtu vazhdimi i përpjekjeve ruse për të ushtruar ndikim mbi Ballkanin Perëndimor, i cili, siç thuhet nё dokument,  duhet të kuptohet se është pjesë e një strategjie më të gjerë për të promovuar autoritarizmin në Evropë.

Serbia identifikohet si vendi më i cenueshëm ndaj ndikimit të huaj keqdashës në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht nga Rusia dhe Kina, si dhe përmendet se ёshtё i vetmi shtet nё rajon qё nuk ka zbatuar sanksione kundër Rusisë.

Ky raport i miratuar nё muajin qershor votohet nё seancë plenare kur edhe merr versionin e Rezolutës sё Parlamentit Evropian.

Njёkohёsisht nё Komitetin pёr Politikë tё Jashtme të Parlamentit Evropian janё votuar edhe raportet e  ndara pёr Kosovёn dhe Serbinё. Nё tё dy dokumentet gjithashtu pёrmendet ndikimi rus nё Beograd.

Kёto dy raporte nё javёt nё vijim, gjithashtu do të votohen nё formё tё Rezolutёs. Nё tё dy rastet pёrmendet domsodoshmёria e avancimit nё dialog. Për Kosovën thuhet se edhe procesi i anëtarësimit  nё organizata ndёrkombёtare do varet nga progresi nё dialog.

I bëhet thirrje palëve qё që të angazhohen në proces me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme tё bazuar në njohjen reciproke.


MË SHUME NGA Lajme