13:23 / 26.04.2023
‘Chopin Piano Fest Prishtina’ fillon më 9 maj
Sh.Gashi / RTKlive
Festivali do të ofrojë koncerte me artistët nga Italia, Turqia, Hungaria, Suedia, Polonia, Britania e Madhe, SHBA-ja, nga vendi dhe rajoni.
Edhe në edicionin e 13-të festivali mëton të konfirmojë misionin që ka të sjellë në skenë emra të shquar dhe interpretime me vlera .
Festivali do të ofrojë koncerte me artistët nga Italia, Turqia, Hungaria, Suedia, Polonia, Britania e Madhe, SHBA-ja, nga vendi dhe rajoni.
Koncertet do të jepen falas për publikun për të gjithë të interesuarit do të jenë vërtet mbrëmje shumë të bukura me program interesant dhe të larmishëm, e do zgjasë deri me 9 qershor.























