Qeveria i hap rrugë anëtarësimit në Komisionin për Personat e Zhdukur
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës/Arkiv
Lajme

Qeveria i hap rrugë anëtarësimit në Komisionin për Personat e Zhdukur

RTK

Qeveria ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, e cila ia mundëson vendit nisjen e procedurave për anëtarësim në këtë organizatë.

Zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi tha se anëtarësimi në këtë komision do të jetë shtysë për zbardhjen e personave të zhdukur me forcë.

Qeveria e ka miratuar projektligjin që i hap rrugë anëtarësimit në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Kryeministri Albin Kurti tha se miratimi i këtij projektligji është i rëndësishëm, sidomos në kohën kur çështja e personave të zhdukur me forcë ka marrë dinamikë të re në kuadër të dialogut.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi theksoi se anëtarësimi në këtë komision do të jetë shtysë për zbardhjen e fatit të mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur në luftën e fundit.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së Qeverisë u ndanë 3 milionë euro për mbështetjen e punësimit të qytetarëve të komuniteteve joshumicë, 9 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike dhe 15 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës, ndërsa u miratuan edhe një sërë projektligjesh të tjera.

 


MË SHUME NGA Lajme