Gërvalla e Greenfield biseduan për rolin e OKB-së në Kosovë
BKT
Lajme

Gërvalla e Greenfield biseduan për rolin e OKB-së në Kosovë

M.Miftari/RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka takuar ambasadoren e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Linda Thomas-Greenfield. .

Sikundër bën të ditur përmes rrjetit social Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, ministrja Gërvalla-Schwarc, e cila po qëndron në SHBA, ka takuar ambasadoren amerikane në OKB, Thomas-Greenfield, me ç’rast ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon, me theks të veçantë rolin e OKB-së në Kosovës, si dhe në forcimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e SHBA-së.

“Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur dhe të fuqishëm nga partnerët tanë amerikanë”,  thuhet, mes tjerash, në njoftimin MPJD-së përmes Twitterit.


MË SHUME NGA Lajme