Castellanos: Kam ëndërruar t`ia shënoj një gol Real Madridit
BKT
Sport

Castellanos: Kam ëndërruar t`ia shënoj një gol Real Madridit

Uran Krasniqi / RTKLive

Taty Castellanos dikur kishte ëndërruar që gjatë karrierës së tij t`ia shënojë vetëm një gol Real Madridit.

Të martën Girona e ka mposhtur Real Madridin në një ndeshje të vlefshme për La Liga me rezultat 4-2. Dhe Castellanos ia ka shënuar të katër golat. 

“Ka qenë një natë e pabesueshme. Kemi luajtur një lojë të shkëlqyer kundër një rivali të madh. Kam ëndërruar t'i shënoja Real Madridit, por t'i shënoja katër herë... Këtë nuk e kam imagjinuar. Jam shumë i lumtur për gjithçka", ka thënë ai pas ndeshjes. 

Argjentinasi i cili nuk ka ndonjë paraqitje zyrtare për Kombëtaren A të vendit të tij, deri më tash ka luajtur njëzet e nëntë ndeshje për klubin spanjoll. Ai më herët ka qenë pjesë e futbollit amerikan.