Interi fiton nga Juventusi dhe prekë finalen e Kupës
Uran Krasniqi / RTKLive
Interi i drejtuar nga Simone Inzaghi ka mposhtur Juventusin në gjysmëfinalen e dytë dhe ka kaluar në finalen e Kupës së Italisë.
Skuadrës nga qyteti i Milanos i ka mjaftuar rezultati minimal 1-0 i arritur përmes golit të Dimarcos në minutën e pesëmbëdhjetë për ta siguruar finalen ku e pret fituesin e ndeshjes Cremonese - Fiorentina.
Ndeshja e parë në Torino ishte mbyllur me rezultat 1-1.
Në ndeshjen e sontme Inter ka dominuar që nga fillimi, duke pasur të gjithë zotërimin ndërsa Juventusi ishte në mbrojtje.
Skuadra e Inzaghit gjithashtu gjendet në gjysmëfinale të Champions League, ku do të ndeshet me me Milanin. Gjithashtu edhe Juventusi do të ndeshet me Sevillan në gjysmëfinale të Europa League.
Në Serie A, Interi luan në shtëpi ndaj Lazios të dielën, kurse Juventusi viziton Bolognan.























