Del në ankand koleksioni privat i Freddie Mercury
Magazina

Del në ankand koleksioni privat i Freddie Mercury

RTSH

Më shumë se 1500 artikuj nga koleksioni privat i Freddie Mercury, duke përfshirë kostume, objekte unike dhe tekste këngësh të shkruara me dorë, do të dalin në ankand.

Koleksioni i këngëtarit të Queen, i cili ka mbetur kryesisht i paprekur në ish-shtëpinë e tij në Londrën perëndimore në tre dekada që nga vdekja e tij, do të ekspozohet publikisht në kryeqytetin britanik.

Gama e gjerë e artikujve që përfshin veshjet, pikturat dhe objektet nga jeta e përditshme e Mercury do të dalin në ankand në Londër dhe pritet të arrijnë të paktën 7.5 milion dollarë.


MË SHUME NGA Magazina