Fiorentina siguron finalen ku e pret Inter
BKT
Sport

Fiorentina siguron finalen ku e pret Inter

Uran Krasniqi / RTKLive

Fiorentina është ekipi me të cilin Inter do të ndeshet në finale të Kupës së Italisë.

Në ndeshjen e sontme kundër Cremonese nuk pati fitues, por kalimi tutje u mundësua në saje të fitores në ndeshjen e parë gjysmëfinale, e cila ishte mbyllur me rezultat 2-0. 

Njëkohësisht Fiorentina ka siguruar edhe gjysmëfinalen e Conference League, ku më 11 maj ndeshet me klubin zviceran, Baselin. 

Në fundjavë Fiorentina do të luajë në Serie A kundër Sampdorias, kurse Cremonese do të përballet me Veronan.