Peja në finale të Ligës Ballkanike
BKT
Sport

Peja në finale të Ligës Ballkanike

Uran Krasniqi / RTKLive

Me skuadrën izraelite, Hapoel Beer Sheva/Dimona do të ndeshet Peja në finale të Ligës Ballkanike.

Kjo pasi pejanët në ndeshjen gjysmëfinale kanë fituar kundër KK Beroe. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 124 - 82. 

Pejanët kanë krijuar epërsi në fillim dhe e kanë ruajtur atë. 

David Joseph shkëlqeu në këtë ndeshje dhe ishte më i dalluari në fitoren e “verdhezinjve”. Ai shënoi 36 pikë, prej tyre nëntë treshe.

Joseph u ndihmua nga Jalen Tate që shtoi 19 pikë, e Brad Waldow me 14 sosh.

Te bullgarët u dallua Darius Hall me 29 pikë.

Ndeshja finale do të zhvillohet të dielën.