Certifikohen rezultatet zgjedhore në veri të vendit|Video
Qëndresa Duraku Xharra / RTK
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat veriore, të cilat janë mbajtur më 23 prill. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa nuk ka pranuar asnjë ankesë për këtë proces zgjedhor.
Sipas rezultateve, në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq në Zveçan dhe Zubin Potok ata të Partisë Demokratike të Kosovës.
Pa asnjë ankesë të parashtruar lidhur me rezultatin e 23 prillit, Komisioni Qendror I Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e dala nga zgjedhjet për katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan Leposaviç dhe Zubin Potok. Por cerifikimi nuk ndodhi për rezultatet e kandidatëve për asamble në Leposaviq. Anëtarët nga PDK dhe LDK kundërshtuan votimin për ceritifkim të tre kandidatëve për asamble të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk kishin asnjë votë, përderisa anëtarët e LVV-së në KQZ thanë se mandatet fitohen sipas koeficientit që partitë fitojnë.
“PZAP dje na kanë njoftuar se brenda afatit ligjor nuk ka parashtruar askush ankesë, andaj janë plotësuar kushtet për certifikimin e rezultateve”, tha Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së.
“Mendoj se neni 8 i ligjit për zgjedhjet lokale te shpërndarje e vendeve në Kuvendion Komunal, nëse i referohemi pikës a,b,c,d që përshkruan mënyrën qysh bëhet shpërndarjae venvedve në Kuvendin Komunal, mund të vëreni se mandatet fitohen sipas koeficienti që fitojnë partitë", tha Alban Krasniqi, nga LVV.
“Kemi dilema që na duhet një interpretim për kandidatët që kanë zero vota. Është mirë që ne t’i certifikojmë përqindjet edhe renditja le të shkojë, por të kemi një interpretim, tha Sami Hamiti,nga LDK.
Në këtë mbledhje, Radoniqi, tha se nuk mund të bëjnë certifikimin e tre mandateve, për shkak të paqartësive që kanë.























