07:31 / 29.04.2023
Parashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri
RTKlive
Për të shtunën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu kryesisht gjatë orëve të pasdites, Meteo Kosova.
Era do të fryjë me shpejtësi prej 5-26 km/h, ndërsa temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.
Në Shqipëri, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të shtunën do të ketë mot të qëndrueshme, kryesisht të kthjellët, por me alternime vranësirash. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi 1 – 8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen të sillen nga 4 gradë C më e ulëta në veri, deri në 25 në zonat bregdetare.























