Napoli barazon dhe shtyhet festa e titullit
BKT
Sport

Napoli barazon dhe shtyhet festa e titullit

Uran Krasniqi/RTKLive

Fitorja e Interit ndaj Lazios të dielën nënkuptonte se një fitore do të mjaftonte për Napolin për të siguruar Scudetton, por skuadra e Luciano Spallettit ka barazuar me Salernitanan. 

Ndeshja është mbyllur me rezultat 1-1. 

Olivera (62') ka realizuar golin e epërsisë për Napolin, duke bërë që tifozëria e skuadrës të kalonte në gëzim të madh, pasiqë dukej se titulli tashmë ishte i fituar edhe zyrtarisht, por Dia me një gol në minutën e tetëdhjetë e katërt e ka barazuar rezultatin dhe e ka shtyrë festën e Napolit. 

Napoli ka dështuar të fitojë tri ndeshje radhazi në shtëpi në Serie A për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2021. Kurse Salernitana është e pamposhtur në nëntë ndeshje të Serisë A, ecuria e tyre më e mirë në kompeticion.

Ndërsa Salernitana e mbyll ditën shtatë pikë larg rënies, Napoli do të ketë mundësinë t'i japë fund pritjes tridhjetë e tri vjeçare kur të përballet me Udinese të enjten.