Kumbulla, i zhgënjyer: Është e vështirë të gjesh fjalë
BKT
Sport

Kumbulla, i zhgënjyer: Është e vështirë të gjesh fjalë

RTSH

“Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar situatën në të cilën ndodhem. Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme për një sportist”.

Kështu është shprehur Marash Kumbulla në rrjetet e tij sociale pasi dëmtoi gjurin e djathtë në ndeshjen e së shtunës kundër Milanit.

"Jam shumë i zhgënjyer dhe do të më duhet kohë që të shërohem dhe të jem në gjendje të luaj përsëri. Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t'u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe fat për shokët e skuadrës dhe për të gjithë Romën për pjesën tjetër të sezonit. Nuk ka mbaruar ende”, përfundoi qendërmbrojtësi i shqiptar i verdhekuqve.