21:26 / 01.05.2023
Vela: BIA interviston policë të Kosovës që kalonin transit
RTKlive
Javën e kaluar, Policia e Serbisë ndaloi dhe intervistoi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ata po kalonin transit në kufi.
Ky është deklarimi që bëri sot, shef i stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela.
“Javën e kaluar, policia e Serbisë dhe BIA ndaluan/intervistuan dy pjestarë të Policisë së Kosovës në kufi, teksa po kalonin transit”, ka shkruar Vela.
Ai u shpreh se kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë.
“Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndërkufitar, Serbia e bën të kundërtën!”.























