Arsenali i Xhakës fiton derbin ndaj Chelsea-s, rikthehet në krye
BKT
Sport

Arsenali i Xhakës fiton derbin ndaj Chelsea-s, rikthehet në krye

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Arsenali ka triumfuar në derbin londinez duke mundur Chelsean, me rezultat 3-1, të martën në ‘Emiratës’, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Premier Leagues.

Të besuarit e Mikel Artetës bën një superndeshje ndaj rivalëve të tyre londinez, dhe çështjen e fituesit ‘Topçinjtë’ e vendosen qysh në pjesën e parë falë dygolëshit të Odegaard (18’, 31’), i asistuar në dy të dy golat nga kosovari Granit Xhaka, derisa golin e tretë për fitoren e Arsenalit Jesus (34’).

‘Blutë’ e Londrës krejt çfarë bën ishte goli i nderit të cilin e realizoi Madueke (65’).

Pas kësaj fitore, Arsenali rikthehet në krye të tabelës me 78 pikë, dy më shumë së Man City, por kjo e fundit ka dy lojë më pak, kurse, Chelsea renditet e 12-të me 39 pikë të tubuara.