Kurti ka përkujtuar martirët e Masakrës së Bukoshit
BKT
Lajme

Kurti ka përkujtuar martirët e Masakrës së Bukoshit

F. Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar vrasjen e 25 burrave e djemve të rinj të pushkatuar nga forcat serbe në ditën e 3 majit të vitit 1999.

“Më 3 maj 1999 oborri i shkollës në Bukosh u mbulua me gjak. 25 burra dhe djem të rinj shqiptarë u pushkatuan. Forcat policore të Serbisë i vranë ata, vetëm pse ishin shqiptarë”, ka thënë kreu i Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se i ekzekutuan pasi i ndanë nga kolona e banorëve të fshatrave të Suharekës, që i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre.

“ Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”. Kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se Republika e Kosovës nuk mund të falë e as të harrojë.

“Në përvjetorin e 24-të, përkujtojmë martirët e Masakrës së Bukoshit. Lavdi!”, ka përfunduar Kurti.


MË SHUME NGA Lajme