Zeqiri: Nuk ka pengesa në hyrje të objektit të Komunës së Zubin Potokut
BKT
Lajme

Zeqiri: Nuk ka pengesa në hyrje të objektit të Komunës së Zubin Potokut

RTK

Kryetari i zgjedhur i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar ndaj lajmit se struktura paralele ilegale serbe kanë vendosur disa rrethoja në objektin e Komunës së Zubin Potokut.

Kryetari Zeqiri, ka bërë të ditur, për RTK-në, se bëhet fjalë për një kompani private që ka qenë duke kryer punime në afërsi dhe nuk ka të bëjë asgjë me zhvillimet politike në këtë rajon.

Në objektin e Komunës se Zubin Potokut nuk ka të vendosura rrethoja që pengojnë qasjen e kryetarit të ri në këtë objekt, siç është raportuar gjatë ditës.

Kurse, zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani ka thënë për RTK, se nuk kanë pranuar një informacion të tillë.


MË SHUME NGA Lajme