Arrestohet i dyshuari për vrasjet masive në Serbi
BKT
Lajme

Arrestohet i dyshuari për vrasjet masive në Serbi

RTK

(E plotësuar) Policia në afërsi të Kragujevcit ka arrestuar rreth orës 08:00 të dyshuarin për sulmin në të cilin u vranë të paktën tetë persona në afërsi të Mlladenovcit, raportojnë mediat e Beogradit.

Tetë të vrarë nga të shtënat masive në disa fshatra të Serbisë

Të paktën tetë persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën mbrëmë nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në afërsi të Beogradit.

I dyshuari për të shtënat në të cilën mbetën të vrarë tetë persona është arrestuar. Sipas mediave lokale, sulmuesi filloi të qëllonte mbi njerëz me një armë automatike në një park në fshatin Dubona.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, e ka cilësuar aktin, sulm terrorist. Të shtënat ndodhën vetëm dy ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në një shkollë fillore në Beograd, ku nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vrarë 8 nxënës dhe një rojë e sigurisë, derisa 7 persona të tjerë mbetën të plagosur.


MË SHUME NGA Lajme