Rama vendos kurorë me lule për dëshmorët te “Nënë Shqipëri”
RTSH
Në nder të dëshmorëve dhe heronjve të popullit që dhanë jetën e tyre për çlirimin e atdheut dhe sakrifikuan për të komb të lirë është zhvilluar ceremonia e nderimit në monumentin “Nënë Shqipëri”.
Kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj vendosën kurora me lule në ndërtim të dëshmorëve duke u përkulur me nderim para sakrificës së tyre.
5 Maji shënon Ditën e Dëshmorëve të Kombit, ku heronjtë e popullit përkujtohen me nderime dhe ceremoni pranë Monumentit “Nëna Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve. Dita e Nderimit të Dëshmorëve të Kombit është caktuar 5 Maji, datë në të cilën ka rënë Heroi i Popullit, Qemal Stafa.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.























