Guerot: Pajtimi Francë-Britani e Madhe, shembull për Kosovën e Serbinë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Guerot: Pajtimi Francë-Britani e Madhe, shembull për Kosovën e Serbinë

RTKlive

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se pajtimi i Francës me Britaninë e Madhe është shembull i pajtimit mes fqinjëve që dikur kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, që duhet ndjekur nga Kosova dhe Serbia.

Ai ka publikuar në Twitter një fotografi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, duke shikuar kurorëzimin e Mbretit Charles III.

“Franca dhe Britania e Madhe miq dhe aleatë përgjithmonë: Tjetër shembull i pajtimit në mes të fqinjëve që dikur kanë pasur probleme me njëri-tjetrin”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe Franca dhe Britania kanë pasur konflikte shekuj më parë.

 


MË SHUME NGA Lajme