10:37 / 07.05.2023
Mourinho: Luajtëm kundër skuadrës më të fortë në Itali
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i AS Romës, Jose Mourinho, ka folur pas humbjes nga Interi.
‘Romakët’ mbrëmë u mundën në shtëpinë e tyre nga skuadra ‘Nerazure’, në një sfidë tejet të rëndësishme në garën për zonën ‘Champions’.
Strategu portugez duke folur për mediet italiane, tha se skuadra e tij u mund nga skuadra më e fortë në Itali.
“Luajtëm luajtur kundër skuadrës më të fortë në Itali”, tha shkurt Mourinho.
Roma pas kësaj disfatë ka bërë një hap prapa në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Roma bie në vendin e shtatë me 58 pikë, derisa Interi ngjitët në pozitën e katërt me 63 pikë të tubuara.























