14:06 / 07.05.2023
Cancelo në Barcelonë?
F.Bytyqi/RTKLive
La Liga mund të jetë e ardhmja e mbrojtësit portugez Joao Cancelo.
Portugezi po luan tek Bayern Munich në formë huazimi, por sipas ‘Sport’, agjenti i lojtarit tashmë ndodhet në Spanjë për të diskutuar me Barcelonën rreth transferimit të Cancelos- në ‘Camp Nou’.
Trajneri i katalonasve, Xavi Hernandez është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë , dhe siç raportohet, nëse City jep dritën jeshile, atëherë portugezi mund të transferohet tek ‘Blaugranat’ gjatë kësaj verë.
28 vjeçari thuhet se pëlqen transferimin tek Barcelona. Cancelo po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane, derisa edhe City është duke e menduar ta rikthej portugezin në ‘Etihad Stadium’.























