Modriqi refuzoi mega-ofertën për Realin: Ky klub është jeta ime
BKT
Sport

Modriqi refuzoi mega-ofertën për Realin: Ky klub është jeta ime

F.Bytyqi/RTKLive

Mesfushori kroat Luka Modriq nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi.

Veterani kroat, i cili me ‘Los Blancos’ ka fituar gjithë trofetë e mundshëm, ka thënë dëshiron të qëndrojë në ‘Bernabeu’. Modriq thotë se Real Madridi është jeta e tij.

Sipas medieve spanjolle, kroati javë më parë ka refuzuar ofertë marramendëse nga Arabia Saudite, për të nënshkruar kontratë të re me Real Madrid, që pritet të zyrtarizohet pas përfundimit të sezonit.

“Ideja ime është që të vazhdoj tek Real Madrid. Ky klub është jeta ime”, ka thënë Modriq.

Kroati mbrëmë me Real Madridin fitojë Kupën e Mbretit pasi mundi Osasunën (2-1), në finalen e kësaj garë.