S`ka medalje për Distria Krasniqin në Botëror
RTKlive
(E plotësuar) Nuk ka medalje për Distria Krasniqin nga Kampionatin Botëror.
Italiania Odette Giuffrida ka dalur më e fortë se kosovarja në kategorinë deri 52 kilogramë.
Në meçin që ka zgjatur mbi dymbëdhjetë minuta Giuffrida realizoi wazari. Kësisoji Krasniqi ka mbetur pa medalje.
Ndalet në gjysmëfinale, Distria kërkon medaljen e bronztë
Xhudistja kosovare, Distria krasniqi e cila filloi shkëlqyeshëm Kampionatit Botëror që po mbahet në Doha të Katarit, u ndal në gjysmëfinale nga japonezja Uta Abe.
Në këtë duel, kampionia olimpike u ndal nga favoritja e kategorisë deri në 52 kilogramë, japonezja Abe.
Pavarësisht kësaj Krasniqi do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Distria fenomenale, kalon në gjysmëfinale të Botërorit
Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror, duke dëshmuar edhe një herë për peformancën e saj të shkëlqyeshme në xhudo.
Për më pak se 20 sekonda ajo mposhti jug-koreanen Seyun Jang.
Kujtojmë se kampionia olimpike rrethin e tretë e kaloi pasi e eliminoi belgen Amber Ryheul, ndërsa në atë të dytën e mposhti me lehtësi gjermanen Mascha Ballhaus, kurse rrethin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, kaloi pa luftë.
Kampionen olimpike e ndajnë veç dy fitore nga shpallja kampione e botës, në Kampionatin Botëror që po mbahet në Doha të Katarit.























