Zgjedhjet vendore 2023, vetëm 17 gra nga 141 kandidatë në garë
BKT
Shqipëri

Zgjedhjet vendore 2023, vetëm 17 gra nga 141 kandidatë në garë

RTSH

Zgjedhjet vendore 2023, vetëm 17 gra nga 141 kandidatë në garë Zgjedhjet vendore janë një moment tejet i rëndësishëm për fuqizmin dhe angazhimin më të madh të grave në çështjet e qeverisjes vendore

Pavarësisht kësaj, përfaqësimi i grave në zgjedhjet e 14 majit rezulton të jetë në një nivel jo të kënaqshëm. 

Politika kësaj here ja ka besuar garën për drejtues të bashkive vetëm 8 kandidatëve gra nga Partia Socialiste, 4 nga Partia Demokratike, 4 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe vetëm një për PDIU-në.

Por si rezulton situata në këshillat bashkiake?

Për Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive, Shoqata për Autonomi Vendore është e rëndësishme të theksohet se gratë kandidate janë më të kursyera në premtime si dhe platformat e tyre kanë një qasje shume me reale ndaj problematikave të shoqërisë.


MË SHUME NGA Shqipëri