18:49 / 08.05.2023
Junior e Rodrygo të Real Madridit mes driblusve të rinj më të mirë
Uran Krasniqi / RTKLive
Vinicius Junior dhe Rodrygo të Real Madridit janë renditur në mesin e dribluesve të rinj më të mirë në botë.
Kjo sipas Observatorit të Futbollit CIES në Zvicër, që ka renditur dribluesit më të mirë në futbollin botëror nën moshën njëzet e tre vjeç.
Vinicius gjendet i pari në listën prej 100 futbollistëve pjesë e së cilës janë edhe Angelo Gabriel (18) i Santos, Jamal Musiala i Bayern Munich (20), Facundo Buonanotte i Brighton (18), i riu izraelit i Salzburgut Oscar Gloukh (19) Julian Fernandez i Velez Sarsfield (19) etj.























