Juventus e Napoli tregojnë interes për Pulisicin
BKT
Sport

Juventus e Napoli tregojnë interes për Pulisicin

Uran Krasniqi / RTKLive

Christian Pulisic mund ta vazhdojë karrierën në Serie A. Napoli dhe Juventusi janë skuadrat që po interesohen për futbollistin amerikan.

Amerikani nuk është në formën e tij më të mirë kohëve të fundit dhe si duket klubi anglez nuk është duke llogaritur shumë tek ai. 

Këtë sezon ai vetëm tetë herë ka startuar në Premier League. 

Sipas mediave, "Bianconerët" dhe "Partenopei" po vëzhgojnë nga afër situatën e Pulisic

Amerikani i ishte bashkuar Chelseas në vitin 2019.