17:14 / 09.05.2023
Abbott: Është koha që Kosova të propozojë draft-statutin për Asociacionin
M.Miftari/RTKlive
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se është koha që Kosova ta prezantojë draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas tij ky draft-statut mund të parashtrohet duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja.
Ambasadori Abott, përmes një shkrimi në Facebook, bëri të ditur se këtë javë do ta vizitojë Kosovën dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
“Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar ai më tej, në Facebook.
























