21:47 / 09.05.2023
Real Madrid me epërsi kundër Manchester Cityt në pjesëlojën e parë
Uran Krasniqi / RTKLive
Manchester City ka krijuar më shumë raste sesa Real Madrid, por i ka munguar konkretizimi. Madrilenët, ani se kanë krijuar më pak raste, megjithatë kanë shënuar një gol dhe ia kanë dalë që të shkojnë në pushim me epërsi.
Goli i "mbretërve" ka ardhur në fundin e pjesës së parë, përkatësisht në minutën e tridhjetë e gjashtë, kur Vinicius Junior ka arritur që të gjejë rrjetën.
Veç këtij goli, anglezët e kanë dominuar takimin me statistika të tjera, madje, në disa momente, duke iu afruar edhe golit.
Megjithatë janë edhe plot dyzet e pesë minuta të tjerë për Cityn për t'u kthyer në lojë.























